Internet

Gjobë rekord ndaj Amazon në Evropë

Kor 30 2021
0 Shpërndarje
Amazon duhet të rishikojë disa prej praktikave të saj të biznesit. Kompania ka zyrat qendrore Evropiane pikërisht në Luksemburg dhe mohoi të ketë vepruar në kundërshti me GDPR. Gjobë rekord ndaj Amazon në Evropë

Amazon është goditur me një gjobë prej 746 milionë eurosh nga autoritetet Evropiane për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave.

Gjoba e cila u bë publike ditën e sotme u lëshua nga autoritetet rregullatore të Luksemburgut dy javë më parë.

Komisioni Për Mbrojtjen e të Dhënave në Luksemburg tha se përpunimi i të dhënave personale të përdoruesve nga Amazon nuk është në përputhje me ligjin Evropian të Privatësisë GDPR.

Amazon duhet të rishikojë disa prej praktikave të saj të biznesit. Kompania ka zyrat qendrore Evropiane pikërisht në Luksemburg dhe mohoi të ketë vepruar në kundërshti me GDPR.

Hetimet ndaj Amazon nga autoritetet filluan në 2018-ën. Nën ligjin GDPR, autoritetet për mbrojtjen e të dhënave në çdo vend Evropian mund të gjobisin kompanitë me 4% të të ardhurave të tyre vjetore në rast se kanë bërë shkelje.

Ndërsa gjoba mund të duke e madhe, në sytë e raportit të fundit financiare të Amazon ku gjeneroi 113 miliardë dollarë në vetëm tre muaj, duket thuajse e papërfillshme. /CIO Albanian

Tags >

Amazon