Investim

Fitbit tashmë pjesë e Google

Jan 14 2021
0 Shpërndarje
Fitbit është themeluar në 2007 dhe shpejt emri i tij u shndërrua në një sinonim të gjurmuesve fitnes. Fitbit tashmë pjesë e Google

Menjëherë pas akuzave dhe kritikave në lidhje me blerjen e Fitbit, Google lajmëroi ditën e sotme se marrëveshja është finalizuar.

Përdorimi i informacioneve që Fitbit ka nga Google është parë si shqetësim kryesor nga autoritete rregullatorë në mbarë botën. Kjo sepse reklamimi i shënjestruar mbetet biznesi kryesor i gjigantit të teknologjisë.

Por Google ka insistuar vazhdimisht se blerja është bërë për harduerin dhe informacionin që posedon Fitbit. Kompania synon të konkurrojë me Apple në industrinë fitnes dhe të veshjeve elektronike si Apple Watch.

Marrëveshja me vlerë 2.1 miliardë dollarë u finalizua vetëm pas Google pranoi shumë prej kërkesave të Bashkimit Evropian. Si pjesë e marrëveshjes Google nuk do të përdor të dhënat e Fitbit për reklamim për 10 vitet e ardhshme ndërsa Komisionit Evropian ka të drejtë të shtyjë këtë afat edhe me 10 vite të tjera.

Google gjithashtu pranoi që të ofronte akses të zhvilluesve të palëve të treta në API e Android për të ruajtur konkurrencën.

Fitbit është themeluar në 2007 dhe shpejt emri i tij u shndërrua në një sinonim të gjurmuesve fitnes. /PCWorld Albanian