Business & Management

Facebook humbi 123 miliardë dollarë brenda natës

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
GDPR së bashku me skandalet që përfshinë rrjetin social janë dy faktorët kryesorë. Facebook humbi 123 miliardë dollarë brenda natës

Mund të jetë rënia më e madhe që ka parë rrjeti social ndërsa aksionet e Facebook e hapën ditën në 176.89 dollarë, 19.6% më pak se një ditë më parë.

Dy ditë më parë vlera e tregut të Facebook ishte 629 miliardë dollarë ndërsa sot 510 miliardë dollarë.

E thënë ndryshe Facebook humbi 123.4 miliardë dollarë brenda natës.

Kompania raportoi fitime zhgënjyese dhe për herë të parë rritja ka ngelur në vend.

GDPR së bashku me skandalet që përfshinë rrjetin social janë dy faktorët kryesorë.

Për herë të parë kompania dha një statistikë të pazakontë, numrin e përdoruesve të familjes së aplikacioneve.

Sa e madhe është rënia?

Për ta vënë në perspektivë mjafton të shohim vlerën e kompanive si Netflix prej 158 miliardë dollarë apo Twitter prej 33 miliardë dollarë. Le të mos flasim për Snap që vlen vetëm 17 miliardë dollarë.

Qarkullojnë 141 miliardë dollarë bitcoin dhe do të ishte sikur të gjithë bitcoinët të zhdukeshin brenda natës.

Ky vit do të jetë decisiv për kompaninë por nuk dihet se çfarë masash do të marrë rrjeti social më i madh në botë për të ndaluar fillimin e një fundi. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>