Facebook dhe privatësia duken si dy fjalë që nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën herë pas here.
Përdoruesit ankohen se parametrat e privatësisë të Facebook-ut janë të vështira për tu kuptuar dhe zbatuar.
Tani Facebook dhe Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Përgjithshëm (NAAG) kërkojnë të ndryshojnë këtë problem nëpërmjet një programi edukimi të konsumatorëve.
Si Facebook dhe NAAG po bashkëpunojnë në një program i ndërtuar për t’iu ofruar adoleshentëve dhe prindërve të tyre mjete dhe udhëzime si të menaxhojnë shikueshmërinë dhe privatësinë e tyre në Facebook dhe online.
Presidenti i shoqatës filloi një fushatë gjatë samitit të mbajtur të hënën të quajtur “Privatësia në Moshën Dixhitale”
“Adoleshentët dhe të rriturit duhet të njohin se ekzistojnë mjete që i ruajnë të dhënat e tyre kur janë në Facebook apo në platforma të tjera dixhitale” tha presidenti.
Ky bashkëpunim do të mbështetet në disa qasje të ndryshme, duke filluar me faqen e NAAG “Siguria dhe Privatësia në Facebook”.
Përdoruesit aty mund të gjejnë informacione bazike se si të përcaktojnë parametrat e tyre të privatësisë dhe ti kontrollojnë ato.
Gjithashtu ekziston edhe një seri videosh të quajtura “Pyesni grupin e sigurisë “, ku përdoruesit mund të gjejnë përgjigjet mbi pyetjet e tyre të ngritura rreth privatësisë.
“Në Facebook, ne punojmë shumë për tu siguruar që njerëzit e kuptojnë kontrollin mbi informacionet e tyre dhe ruajtjen e tyre të sigurt online”, tha Sheryl Sandberg në një deklaratë.
Edhe pse përdorimi i Facebook nga adoleshentët duket në rënie për shkak të lëvizjeve të tyre drejt Instagram dhe Snapchat është e rëndësishme që Facebook ti ofrojë këto mjete edukative. (CIO Albanian)