Aplikacione

Elon Musk kërkon përsëri shtyrjen e gjyqit me Twitter

Sht 7 2022
0 Shpërndarje
Ish shefi i sigurisë së Twitter Peiter Zatko, një ish haker i njohur me pseudonimin “Mudge”, përmes një ankese publike tha se kompania në mënyrë të rreme kishte deklaruar se ka një plan sigurie. Elon Musk kërkon përsëri shtyrjen e gjyqit me Twitter

Gjyqi për marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe të Elon Musk për blerjen e Twitter duhet të shtyhet me qëllim që ky i fundit të ketë kohë për të hetuar pretendimet e informatorit të Twitter rreth sigurisë së rrjetit social.

Kjo është ajo çfarë një avokat i Musk i tha gjykatës ditën e Marte. “A nuk i duhen drejtësisë pak javë për të parë më në detaje rreth kësaj çështje,” tha avokati i Musk Alex Spiro gjatë një dëgjese në Wilmington të Delaware.

Muajin e kaluar informatori doli publikisht duke i dhënë njeriut më të pasur në botë atë çfarë kishte nevojë për përballjen në gjyq me Twitter dhe shmangur humbjen e 1 miliardë dollarëve për largimin nga marrëveshja.

Ish shefi i sigurisë së Twitter Peiter Zatko, një ish haker i njohur me pseudonimin “Mudge”, përmes një ankese publike tha se kompania në mënyrë të rreme kishte deklaruar se ka një plan sigurie.

Twitter refuzoi deklaratat e Zatko duke i quajtur të pavërteta. Twitter kërkon që Musk të mbyllë marrëveshjen e blerjes me 54.20 dollarë që kishte rënë dakord në Prill ndërsa sot aksionet e rrjetit social tregtohen me 38.65 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

twitter