Internet

Dimri i kriptomonedhave, Coinbase shkurton 18% të fuqisë punëtore

Qer 14 2022
0 Shpërndarje
Sipas shefit të kompanisë Brian Armstrong kemi të bëjmë me një “dimër crypto” dhe se lëvizja e fundit ishte e domosdoshme për të mbajtur kostot e ulëta gjatë kësaj periudhe të errët. Dimri i kriptomonedhave, Coinbase shkurton 18% të fuqisë punëtore

Coinbase po vuan me përkeqësimin e situatës për industrinë e kriptomonedhave. Bursa bëri të ditur se do të shkurtonte 18% të fuqisë punëtore ose afro 1,100 vende pune në mënyrë që të përballojë kushtet e vështira ekonomike.

Sipas shefit të kompanisë Brian Armstrong kemi të bëjmë me një “dimër crypto” dhe se lëvizja e fundit ishte e domosdoshme për të mbajtur kostot e ulëta gjatë kësaj periudhe të errët.

Armstrong gjithashtu e shikoi si një përgjigje ndaj optimizmit të tepruar në lidhje me të ardhmen e crypto. Coinbase u përpoq të përfitonte gjatë rritjes në 2021 duke hyrë në sektorë të ndryshëm por tani kompania si duket ka tepruar.

Vitin e kaluar kompania e nisi me 1,250 punonjës ndërsa në fund të këtij tre mujori kishte 5,000 punonjës.

Coinbase nuk është kompania e vetme që përballet me efektet e kolapsit të kriptomonedhave. Binance gjithashtu po përballet me një padi për kolapsin e TerraUSD ndërsa ofrues të mëdhenj të shërbimeve crypto si Celsius ka ndërprerë tërheqjet. /CIO Albanian