Aplikacione

Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkon të përfshihet në betejën ligjore mes Apple dhe Epic

Sht 19 2022
0 Shpërndarje
Kompanitë do të rikthehen në gjykatë muajin e ardhshëm lidhur me përdorimin e sistemeve të pagesave të jashtme në App Store. Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkon të përfshihet në betejën ligjore mes Apple dhe Epic

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka kërkuar nga një gjykatë federale të bëhet pjesë e betejës gjyqësore mes Epic dhe Apple raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kompanitë do të rikthehen në gjykatë muajin e ardhshëm lidhur me përdorimin e sistemeve të pagesave të jashtme në App Store.

Departamenti tha se ishte i shqetësuar për mënyrën e interpretimit të ligjit Amerikan për konkurrencën nga gjykatësja Yvonne Gonzales Rogers.

Në 2019-ën raportime thanë se departamenti ishte përgatitur për lançimin e një hetimi ndaj praktikave të biznesit të Apple. Një vendim në favor të Apple do të kufizonte përpjekjet e departamentit për të hetuar shkelje të mundshme të konkurrencës.

“SHBA-të besojnë se pjesëmarrja e tyre në një argument do të ishte ndihmues për trupin gjykues, veçanërisht duke shpjeguar sesi gabimet në interpretimin e ligjit të konkurrencës mund të dëmtojnë aplikimin e tij përtej kontekstit specifik të kësaj çështjeje,” shkruante Departamenti i Drejtësisë.

Agjencia ka kërkuar 10 minuta hapësirë në gjykatë. Asnjëra prej palëve nuk është kundër përfshirjes së departamentit por Apple ka kërkuar që koha e tyre të llogaritë me kohën e Epic. /CIO Albanian

Tags >

AppleEpic