Technology

CMS më popullore në 2021

Jan 5 2021
0 Shpërndarje
WordPress është lider i padikustueshëm si CMS më popullore ndjekur nga Shopify me 3.2% të tregu dhe që është i fokusuar në e-commerce. CMS më popullore në 2021

WordPress fshihet pas 39.5% të uebsajteve në vitin e ri që sapo kemi hyrë, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Nëse numërojmë vetëm uebsajtet të cilat përdorin një CMS (Sistem Menaxhimi Përmbajtjesh), WordPress ka një treg prej 64.1%. Një pjesë e konsiderueshme e uebsajteve, afro 38.3% nuk përdorin fare një sistem për menaxhimin e përmbajtjeve.

Të dhënat vinë na W3Techs që gjurmon statistikat e përdorimit të teknologjive të uebit siç janë CMS, sistemet operative, ofruesit e shërbimeve të hostimit, domainet e nivelit të lartë e shumë të tjera.

WordPress është lider i padiskutueshëm si CMS më popullore ndjekur nga Shopify me 3.2% të tregu dhe që është i fokusuar në e-commerce.

Pavarësisht kësaj, WordPress përsëri është CMS ecommerce më popullore në treg. Por WordPress nuk është thjeshtë një platformë blogimi dhe faë shtojcave të panumërta që mund të instalohen, mund ta shndërroni uebsajtin në çfarë gjëje që dëshironi.

Rasti i WooCommerce që përdoret nga 4.9% e uebsajteve tregon se është më popullore se Shopify e madje përbën 28.19% të të gjitha dyqaneve online.

CMS më popullore të 2021

  1. WordPress – 39.6%
  2. Shopify – 3.2%
  3. Joomla – 2.2%
  4. Drupal – 1.5%
  5. Wix – 1.5%
  6. Squarespace – 1.5%
  7. Bitrix – 1.0%
  8. Blogger – 1.0%
  9. Magento – 0.7%
  10. OpenCart – 0.6%

/CIO Albanian