Aplikacione

Clubhouse, flluska më e madhe e viteve të fundit?

Kor 27 2021
0 Shpërndarje
Ndërsa rritja e përdoruesve po ngec në vend në SHBA, shumë po pyesin nëse aplikacioni mund të ruajë vlerën. Analistët thanë, “NFT-të apo Clubhouse, cila ishte flluska më e madhe?” Clubhouse, flluska më e madhe e viteve të fundit?

Në mesin e adoptuesve të hershëm, gjëja më me vlerë vitin e kaluar nuk ishte një dezinfektues duarsh apo peceta kloroks, por një emër përdoruesit në Clubhouse, platforma sociale vetëm me audio e cila zuri Silicon Valley në befasi kur debutoi atë Pranverë. Për të aksesuar rrjetin social duhej që të merrni një ftesë nga dikush që tashmë kishte hyrë në aplikacion, dhe këtu nisi kërkesa e lartë gjatë muajve të gjatë të karantinës për një ftesë në Clubhouse e disa prej tyre fituan qindra dollarë duke i shitur në eBay. Clubhouse u lavdërua si media sociale e së ardhmes nga shumë media të shquara dhe lista e pritjes shkoi në 10 milionë.

Sot ato ftesa janë të pavlera. Të Mërkurën e kaluar Clubhouse hoqi sistemin e ftesave dhe kushdo që shkarkonte aplikacionin mund të regjistrohej në Clubhouse. Dhe siç duket masat nuk po nxitojnë. Aplikacioni kishte 484 mijë instalimi të reja globalisht mes datave 21-25 Korrik sipas firmës analitike SensorTower. Është një rritje me 17% krahasuar me 5 ditëshin e mëparshëm dhe shumica vinin nga jashtë Shteteve të Bashkuara. Në App Store Clubhouse ishte në mesin e 10 aplikacioneve më popullore të kategorisë rrjete social në ditën e parë që u hap për publikun edhe pse shkarkimet e Google Duo ishin më të larta. Në Android, Clubhouse me zor hyri në listën e 20 aplikacioneve.

Ishte një debutim i dobët për një aplikacion i cili pak kohë më parë la në hije TikTok, Instagram dhe WhatsApp me popullaritet. Përpara se të të hiqte sistemin e ftesave, Clubhouse thoshte se ky i fundit ishte një formë për tu rritur në një mënyrë të kujdesshme dhe njëherazi të zhvillonte më tej aplikacionin. Siç duke ekskluziviteti i Clubhouse i ka kushtuar interesin e lartë të përdoruesve.

Clubhouse ende po rritet në disa tregje, veçanërisht jashtë SHBA-ve. Në Qershor kishte 7.7 milionë shkarkime të reja, ku 5.8 vinin nga India. Rritja ndërkombëtare ishte shumë e rëndësishme për Clubhouse që të siguronte financimin e fundit që e vlerësoi me 4.4 miliardë dollarë. Ndërsa rritja e përdoruesve po ngec në vend në SHBA, shumë po pyesin nëse aplikacioni mund të ruajë vlerën. Analistët thanë, “NFT-të apo Clubhouse, cila ishte flluska më e madhe?”

Clubhouse justifikohet me rritjen ndërkombëtare si provë që njerëzit ende kanë interes për aplikacionin. Kompania tha se globalisht kishte parë 300 mijë dhoma të reja në Maj, 400 mijë në Qershor dhe 500 mijë në Korrik duke lënë të kuptohet angazhimin në rritje në platformë. Por njëkohësisht e pret një konkurrencë shumë e egër nga Facebook dhe Twitter të cilët kanë krijuar tashmë alternativat e tyre të Clubhouse. Discord, një platformë e përdorur gjerësisht nga adhuruesit e lojërave ribrandoi misionin si një vend ku krijuar mund të diskutojnë për çdo gjë. Pandemia ishte një moment unik për të gjitha platformat sociale, por sot ato duhet të luftojnë me njëra-tjetrën për të joshur krijuesit të cilët sjellin përdoruesit me vete. /CIO Albanian

Tags >

Clubhouse