Aplikacione

Cilat janë planet e Elon Musk me aplikacionin e Twitter?

Tet 5 2022
0 Shpërndarje
CEO i Tesla ka shprehur shpesh admirimin e tij për WeChat duke e quajtur një aplikacion të mrekullueshëm dhe treguar se një ekuivalenti i tillë nuk ekziston jashtë Kinës. Cilat janë planet e Elon Musk me aplikacionin e Twitter?

Elon Musk ringjalli marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter duke nxitur debate të reja rreth asaj çfarë miliarderi dëshiron të bëjë me shërbimin nëse arrin ta marrë në pronësi.

Ditën e Marte Musk përmes rrjetit social Twitter tha se blerja e këtij të fundit do të ishte një katalizator i krijimit të X, një aplikacion për çdo gjë.

Përtej kësaj deklarate ai nuk dha shumë detaje.

Musk mund të jetë duke lënë të kuptohet për një “super aplikacion” të cilët janë shumë popullorë në Kinë dhe pjesë të Azisë të popullarizuar nga gjiganti Kinez i teknologjisë Tencent.

Super aplikacion është një term i përdorur për të përshkruar një aplikacion që shërben si “dyqan me një ndalesë, ose one-stop shop,” duke plotësuar të gjitha nevojat mobile të përdoruesit.

Një shembull është një aplikacion ku mund të rezervoni një taksi, të porositni ushqim apo të bëni pagesa dhe të komunikoni njëkohësisht. Kjo eliminon nevojën për disa aplikacione për të kryer funksione të ndryshme.

Aplikacionet Kineze si WeChat, në pronësi të Tencent, është super aplikacioni më i madh në botë me mbi 1 miliardë përdorues.

Në WeChat njerëzit mund të komunikojnë, përdorin shërbime bankare, të paguajnë fatura online apo në dyqane duke skanuar barkode, të luajnë lojëra, të postojnë video, të bëjnë blerje online dhe të marrin një makinë me qira etj.

Kur Musk flet për aplikacionin që bën çdo gjë, mbase e ka fjalën për një të ngjashëm me WeChat.

CEO i Tesla ka shprehur shpesh admirimin e tij për WeChat duke e quajtur një aplikacion të mrekullueshëm dhe evidentuar se një ekuivalenti i tillë nuk ekziston jashtë Kinës.

Musk gjithashtu dëshiron që Twitter të ketë 1 miliardë përdorues ndërsa sot numëron vetëm 237.8 milionë.

Një prej funksioneve më të spikatura të WeChat është WeChat Pay. Përdoruesit skanojnë një barkod në një dyqan për të paguar përmes telefonit të tyre ose të dërgojnë para përmes bisedës.

WeChat Pay mund të përdoret edhe për blerje online.

Super aplikacionet nuk kanë gjetur terren në Evropë, SHBA dhe tregje të tjera Perëndimore. Në Kinë WeChat censurohet rëndë, diçka që Musk nuk ka ndër mend ta bëjë me Twitter nisur nga kritika që shpesh ka bërë në drejtim të strategjisë së moderimit të Twitter. /CIO Albanian