Business & Management

CEO i Coinbase thotë se rregullimi është rreziku më i madh për kriptomonedhat

Pri 14 2021
0 Shpërndarje
Coinbase pritet të bëhet kompania crypto e parë që del si kompani publike në SHBA. CEO i Coinbase thotë se rregullimi është rreziku më i madh për kriptomonedhat

Rregullimi është një prej rreziqeve më të mëdha për biznesin e kriptomonedhave tha CEO i Coinbase Brian Armstrong.

“Është e njëjta situatë si me sigurinë kibernetike” u shpreh a gjatë një interviste. “Tashmë po jemi kompani publike do të përballemi me presion më të latë ndërsa njerëzit duan të kuptojnë implikimet e këtij biznesi.”

Coinbase pritet të bëhet kompania crypto e parë që del si kompani publike në SHBA. Me aksione që kanë çmim referencë 250 dollarë, bursa e kriptomonedhave mund të vlerësohet me 65.3 miliardë dollarë.

“Jemi të lumtur që tashmë do të luajmë sipas rregullave. Por duam të trajtohemi njëlloj siç trajtohen shërbimet tradicionale financiare dhe të mos ndëshkohemi thjesht sepse jemi në industrinë e kriptomonedhave,” tha Armstrong. /CIO Albanian