Business & Management

Broadcom blen VMware për 61 miliardë dollarë

Maj 26 2022
0 Shpërndarje
Nëse aprovohet blerja do të ishte ndër më të mëdhatë në industrinë e teknologjisë deri më sot. Broadcom blen VMware për 61 miliardë dollarë

Broadcom nuk ka hequr dorë ende nga blerjet e mëdha. Gjiganti i çipeve do të blejë zhvilluesin e softuerit të virtualizimit VMware për 61 miliardë dollarë në para dhe aksione.

Në teori kjo lëvizje do ti jepte mundësi kompanive që krijojnë aplikacione për çdo lloj ambienti, dhe çdo lloj shërbimi cloud.

Bashkimi i dy kompanive do të shikonte Broadcom të blejë 8 miliardë dollarë borxhe të VMware. Marrëveshja pritet të mbyllet në 2023 nëse rregullatorët e aprovojnë.

Nëse aprovohet blerja do të ishte ndër më të mëdhatë në industrinë e teknologjisë deri më sot.

Vit më parë Dell vuri rekordin kur bleu kompaninë që kishte në pronësi VMware në 2015-ën për 67 miliardë dollarë. Microsoft vuri tjetër rekord me blerjen e Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë.

VMware përveç borxhet vitet e fundit ishte me rënie fitimesh dhe rritje modeste të ardhurash. /PCWorld Albanian