Business & Management

Bezos rifiton titullin si njeriu më i pasur në botë

Shk 18 2021
0 Shpërndarje
Ngjitja e Musk në vendin e parë në Janar erdhi prej rritjes së aksioneve të Tesla e cila vetëm në Janar shtoi 106 miliardë dollarë vlerë tregu. Bezos rifiton titullin si njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos ka rifituar titullin si njeriu më i pasur në botë duke i dhënë fund sundimit të Elon Musk në krye të listës.

Musk humbi 4.5 miliardë dollarë ditën e Marte ndërsa aksionet e Tesla ranë me 2.4% duke e zhvendosur atë në vendin e dytë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e Bezos gjithashtu ra por jo në mënyrë aq ekstreme me vetëm 372 milionë dollarë. Aktualisht Bezos ka 191 miliardë dollarë pasuri ndjekur nga Musk me 190 milionë dollarë.

Ngjitja e Musk në vendin e parë në Janar erdhi prej rritjes së aksioneve të Tesla e cila vetëm në Janar shtoi 106 miliardë dollarë vlerë tregu.

Gjatë kësaj periudhe aksionet u rritën me 743%. Edhe Bezos pati një 2020 të çmendur. Pasuria e tij u rrit nga 75 miliardë dollarë në fillim të vitit në 173.3 miliardë dollarë në fund të tij për shkak të shitjeve nxitur nga pandemia e Covid-19.

Aktualisht vendi i tretë zihet nga Bill Gates me pasuri prej 137 miliardë dollarë. /CIO Albanian