Business & Management

Apple u paguan miliona dollarë autoriteteve Franceze

Shk 5 2019
0 Shpërndarje
Në 2016-ën Komisioni Evropian urdhëroi Apple të paguajë 14.5 miliardë dollarë taksa të papaguara për qeverinë Irlandeze. Apple u paguan miliona dollarë autoriteteve Franceze
Apple ka rënë dakord të paguajë plot 571 milion dollarë në taksa për autoritetet Franceze. Aktualisht kompania është nën presionin e qeverisë Franceze jo vetëm për gjobën në fjalë por edhe për implementimin e një takse dixhitale mbarë Evropiane.

Si një kompani shumëkombëshe Apple vazhdimisht auditohet nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës,” shprehej kompania në lidhje me vendimin e marrë.

Përpjekjet për implementimin e një takse dixhitale Evropiane janë iniciuar dhe mbështetur fuqimisht nga ministri Francez i Financave Bruno LeMaire.

Megjithatë nuk kanë munguar edhe kundërshtitë nga vende të tjera anëtare. Nëse implementohet kompanitë si Apple, Google, Facebook dhe Amazon do të taksohen me 3% të të ardhurave vjetore.

Në 2016-ën Komisioni Evropian urdhëroi Apple të paguajë 14.5 miliardë dollarë taksa të papaguara për qeverinë Irlandeze.

BE-ja thotë se Apple ka paguar një taksë prej 0.0005% të fitimit në Evropë, diçka që e konsideron të papranueshme. /CIO Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>