Business & Management

Apple nuk është më kompania më me vlerë në botë

Maj 12 2022
0 Shpërndarje
Vendin e parë tashmë e mban Saudi Aramco me 2.42 trilionë dollarë vlerë. Është hera e parë që prej 2020-ës që Aramco rikthehet në krye. Apple nuk është më kompania më me vlerë në botë

Apple humbi pozicionin e saj si kompania më me vlerë në botë nxitur edhe nga një shitje masive e aksioneve të kompanisë teknologjike.

Gjiganti Arab i naftës Saudi Aramco rifitoi vendin e parë nga prodhues i iPhone për herë të parë pas dy vitesh.

Investitorët kanë shitur masivisht aksionet në kompanitë teknologjike muajt e fundit duke riinvestuar në asete me rrezikshmëri më të ulët.

Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera gjithashtu humbën terren me shpejtësi. Aksionet e Apple ranë me 5% në bursën e Nju Jorkut duke tkurrur vlerën në 2.37 trilionë dollarë.

Vendin e parë tashmë e mban Saudi Aramco me 2.42 trilionë dollarë vlerë. Është hera e parë që prej 2020-ës që Aramco rikthehet në krye.

Që nga fillimi i vitit aksionet e Apple kanë rënë me 20%. Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë parë si kërcënim për rritjen ekonomike botërore pas pandemisë së Covid-19. /CIO Albanian

Tags >

Apple