Apple bëri të ditur se ka në plane të investojë 2 miliard dollar për të konvertuar fabrikën e dështuar të prodhimit të xhamit prej safire në një qëndër komandimi të dhënash në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Apple, si rezultat i një bashkëpunimi me GT Advanced Techonologies, kishte ndërtuar një fabrikë të prodhimit të xhamit prej safire për smartfonët e saj në 2013.
Por ndodhi e papritura. GT Advanced Technologies shpalli falimentimit në Tetor të vitit të shkuar duke mbyllur fabrikën. Smartfonët e Apple ngelën pa xhamin e safirës. Projekti i ri multi miliarder është një nga investimet më të mëdha të realizuara nga Apple.
Ky investim besohet se do të krijojë 600 vende të reja pune në departamentet e inxhinierisë dhe ndërtimit në këtë qëndër të dhënash e cila do të furnizohet me energji kryesisht nga panelë diellor. (CIO Albanian)