Aplikacione

App Store një makineri parash, ja sa fituan zhvilluesit në 2018

Jan 25 2019
0 Shpërndarje
Apple zakonisht numëron vetëm të ardhurat direkte nga App Store si shkarkimet me pagesë, blerjet brenda aplikacioneve dhe abonimet. App Store një makineri parash, ja sa fituan zhvilluesit në 2018

Në aktivitetin Entreprenuer Camp Apple shfrytëzoi mundësinë për të publikuar statistika të të ardhurave të dyqanit të aplikacioneve.

Që nga krijimi i dyqanit të aplikacioneve, Apple u ka dhënë zhvilluesve 120 miliardë dollarë.

Fitimi i Apple dhe të ardhurat e gjeneruara nga dyqani kompania ja la imagjinatës sonë.

Në 12 muajt e fundit janë gjeneruar 30 miliardë dollarë të ardhura. Në Qershor të 2018-ës kompania raportoi 100 miliardë dollarë të ardhura për zhvilluesit që nga hapja e App Store.

Apple zakonisht numëron vetëm të ardhurat direkte nga App Store si shkarkimet me pagesë, blerjet brenda aplikacioneve dhe abonimet.

Zhvilluesit mund të kenë gjeneruar më shumë të ardhura përmes reklamave dhe abonimeve në uebsajtet e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>