Business & Management

Amazon bëhet shënjestra e radhës e Komisionit Evropian

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Vestager është shndërruar në makthin e Google dhe Apple vitet e fundit. Ajo ka fuqinë të gjobisë kompanisë me deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetor nëse institucioni që drejton zbulon shkelje. Amazon bëhet shënjestra e radhës e Komisionit Evropian

Autoritetet Evropian vunë në shënjestër ditën e sotme një tjetër gjigand teknologjik Amerikan.

Bëhet fjalë për distributorin online Amazon i cili do të jetë në hetim bëri të ditur shefja për konkurrencën Margaret Vestager.

Vestager tha se praktika e Amazon ku në të njëjtën kohë shërben si platformë për tregtarët por nga ana tjetër përdor të dhënat e tyre për shitjet e vetë kompanisë, ka rënë në sy të Komisioni Evropian.

“Jemi duke grumbulluar informacion lidhur me këtë praktikë dhe po hulumtojmë së bashku me lojtarët të tjerë të tregut,” tha Vestager gjatë një konference për shtypin.

Vestager është shndërruar në makthin e Google dhe Apple vitet e fundit. Ajo ka fuqinë të gjobisë kompanisë me deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetor nëse institucioni që drejton zbulon shkelje.

Amazon është një platformë ku palët e treta mund të shesin përmes programit të shitësve që ofron. Pyetja që Vestager bën është nëse kompania po përdor të dhënat e tyre për të rritur shitjet e saj. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>