Uncategorized

AKEP bllokon aksesin në disa faqe online

Jan 10 2019
0 Shpërndarje
AKEP me shkresat Nr. 11/1 prot. datë 04.01.2019 dhe Nr. 33/1 prot.  datë 08.01.2019 ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF). AKEP bllokon aksesin në disa faqe online

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në cilësinë e organit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në ushtrim të kompetencave ligjore për mbikqyrjen, monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë së sipërmarrësve të rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave rregullatore të përcaktuar në Ligjin Nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerrë në zbatim të tij, ka administruar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shkresat zyrtare:

  1. Nr. 20 prot. (i MEF) datë 04.01.2019 (Nr. 11 Prot. i AKEP datë 04.01.2019)
  2. Nr. 43 prot. i MFE datë 07.01.2019 (Nr. 33 Prot. i AKEP datë 08.01.2019)

Nëpërmjet të cilave janë përcjellë dy lista faqesh interneti me anën e të cilave ushtrohet veprimtari në shkelje të Ligjit nr. 155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me Ligjin nr. 75/2018 datë 09.11.2018.

Referuar gërmës e) të nenit 15 të Ligjit Nr.9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe gërmës e), pika 1, e nenit 9 dhe pika 9 e Aneksit E të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

AKEP me shkresat Nr. 11/1 prot. datë 04.01.2019 dhe Nr. 33/1 prot.  datë 08.01.2019 ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

 Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre.

 Më poshtë listat e sjella në AKEP nga AMLF, për të cilat është kërkuar bllokimi.

AMLF – Lista datë 04.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

AMLF – Lista datë 07.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

Tags >

AKEP
Lajmet e fundit>