Technology

9 miliardë dollarë në Bitcoin u transferuan në një orë por për çfarë arsye

Dhj 5 2019
0 Shpërndarje
Secili prej transaksioneve kishte një tarifë prej 0.6 dollarë që do të thotë se Bittrex zhvendosi 9 miliardë dollarë për vetëm 12 dollarë e gjysmë. 9 miliardë dollarë në Bitcoin u transferuan në një orë por për çfarë arsye

Një total prej 1.3 milionë bitcoin me vlerë afro 9 miliardë dollarë u zhvendosën në një orë ditën e djeshme. Pavarësisht kësaj lëvizjeje, çmimi i bitcoin po qëndron në 7,300 dollarë.

Sipas ekspertit të firmës së inteligjencës Glassnode Rafael Schulzte-Kraft, ky është volumi më i madh i transaksioneve në një orë në historinë e bitocin. Por kush është ai që i ka zhvendosur këtë sasi bitcoin dhe pse?

Glassnode tha se se ky volum është kryer nga bursa kriptografike Bittrex e cila zhvendosi 1.18 milionë bitcoin në 21 transaksione ku secili përmbante 56,000 bitcoin. Kjo është bërë përpara se bursa të kalonte nëpër një proces mirëmbajtjeje ditën e sotme.

Secili prej transaksioneve kishte një tarifë prej 0.6 dollarë që do të thotë se Bittrex zhvendosi 9 miliardë dollarë për vetëm 12 dollarë e gjysmë.

Lëvizje të tilla zakonisht kanë asociuar me transfertat mes portofolave të “ftohtë”. Në Korrik Binance bëri një lëvizje të ngjashme duke zhvendosur 1 miliardë dollarë.

Por gjithashtu ato mund të nxisin shitje të monedhës duke cenuar vlerën e bitcoin. Gjithësesi mbetet një transfertë e brendshme dhe si rezultat nuk ka pasur efekt në çmimin e bitcoin. /CIO Albanian