Karriere

Zyrtari i LinkedIn: Nuk frikësohet nga punësimi i të rinjve

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Zyrtari i LinkedIn: Nuk frikësohet nga punësimi i të rinjve

beat2160-e1407607682455Punësimi i personave që janë mjaft të kualifikuar dhe të talentuar është një sfidë, me të cilën ballafaqohet shumëkush dhe këtu nuk përjashtohet as kompania LinkedIn, e cila është treguar nga udhëheqësi i operacioneve globale të marketingut në këtë kompani, Nicalos Draca. Gjatë një bisede me Ian Scherr nga CNET në konferencën GrowthBeat gjatë javës së kaluar, Draca paraqiti qasjen e skuadrës së tij në punësim, e po ashtu edhe disa praktika të tjera të tij kur bëhet fjalë në edukimin e anëtarëve të skuadrës së tij. “Mos u frikësoni që të punësoni të rinj,” tha ai. Për momentin, mosha mesatare në skuadrën e Draca-s është 24.

Gjatë procesit të intervistës, Draca dhe skuadra e tij shikojnë për tri gjëra: përshtatja kulturore, pasioni për punë (njerëz që e “posedojnë” punën, jo që thjesht e bëjnë atë) dhe “çfarë do të bëjë personi në të ardhmen”, që mund të quhet përfshihet në ambicien e tij. Për më tepër, nga shtatë ose më tepër njerëz që e intervistojnë secilin kandidat, e tëra duhet të bëhet në marrëveshje në fund të procesit dhe diskutimeve.

Kur u pyet Draca se pse mosha mesatare është kaq e ulët në skuadrën e tij, ai tha për shkak se “është e vështirë të gjesh talent” kështu që kufizimi i vetes vetëm tek profesionistët me përvojë do ta bënte të pamundshëm punësimin. Kështu që në vend të kësaj qasjeje, ai është shumë i hapur për profesionistët e rinj me talente të papërpunuara dhe me aftësinë për t’u “përgatitur” shumë shpejt në punë. Natyrisht, kjo mund të ngjallë pyetje rreth diskriminimit sa i përket moshës, por Draca tha që ai natyrisht se ka persona më të vjetër në skuadrën e tij dhe që rinia nuk është një kërkesë. Ai thjesht dëshiron që t’i inkurajojë të tjerët që të mos frikësohen nga punësimi i të talentuarve të rinj. Kur LinkedIn tregoi për diversitetin në fuqinë e vet punëtore gjatë muajit qershor, nuk tregoi për moshën, kështu që nuk mund të shikojmë se si kjo skuadër krahasohet me tërë të punësuarit në LinkedIn.

Një praktikë interesante që skuadra e Draca-s e ka është prezantimi i një projekti të cilën gjë duhet ta bëjë secilin person. Prezantimi është një “slajd” i vetëm me 90 sekonda kohë. Prezantimet janë të detyrueshme dhe vlerësohen nga persona jashtë skuadrës së Draca-s. Draca ka vendosur këtë gjë për tri arsye: është sfiduese, iu mundëson njerëzve ta shohin dukshmërinë e tij dhe është një mundësi për të shpjeguar se çfarë bëjnë për skuadrat e tjera. Draca po ashtu tha që kurdo që dikush nuk e prezanton mjaft mirë veten gjatë këtyre seancave, ai në fakt i mban përgjegjës mbikëqyrësit e tyre.

Po ashtu, një herë në vit, punonjësit çdo kund në kompani marrin mundësinë për të aplikuar për punë të tjera brenda LinkedIn-it si mënyrë për të zhvilluar karrierat e tyre. “Ne i ftojmë njerëzit që të ri-shpikin vetveten,” tha Draca, ku 25 për qind e skuadrës së tij ndryshoi pozitën e punës vitin e kaluar, ndonëse shumë nga këto shpërngulje ishin vetëm lëvizje anësore brenda divizionit të tij. Ai tha që shumica e njerëzve e bëjnë këtë gjë për të hulumtuar punë dhe karriera të reja. Kur Draca iu bashkua LinkedIn-it para katër vitesh, skuadra e tij përbëhej nga tre njerëz, e që u rrit në 50 brenda disa vitesh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>