Investim

Zyrtare: Google merr Motorola-n

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Zyrtare: Google merr Motorola-n

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve të hënën ka miratuar përfundimisht blerjen e kompanisë Motorola nga Google, duke deklaruar se ky veprim nuk ndikon negativisht në konkurrencën në tregun wireless.

Në analizën e vendimit, Departamenti i Drejtësisë përfundoi që blerja e Motorola-s nga Google s’do ti jap kompanisë një avantazh dominues mbi rivalët tjerë në aspektin e mbajtjes së patentave për celularët e mençur. Në mënyrë specifike në raport thuhet që “Motorola Mobility ka pasur një histori agresive e të gjatë në kërkimin e kapitalizimit të pronës intelektuale dhe ka qenë në polemika të gjata me kompani si Apple, Microsoft dhe kompani tjera, kështu që blerja nga Google vështirë se do të ndryshoj këtë politikë.”

Pos miratimit të blerjes së Motorolas nga Google, Departamenti i Drejtësisë ka dhënë dritën jeshile edhe për blerjen e patentave të kompanisë Nortel nga ana e Microsoft, Apple dhe Research in Motion. Këto tri kompani vitin e kaluar kishin themeluar një konsorcium industrial me një ofertë prej 4.5 miliardë dollarë për patentat e Nortel duke hedhur kompaninë Google jashtë loje. Për këto patenta Google kishte ofruar gjithsej 900 milionë dollarë. Pakoja e patentave të Nortel përfshin rreth 6000 patenta që mbulojnë teknologji si për të dhëna në rrjet, zërim dhe 4GA wireless.

Ndërsa për tu përballur më lehtë me paditë e vazhdueshme ndaj prodhuesve të celularëve të bazuar në Android, Google pas dështimit të blerjes së patentave të Nortel, kishte arritur marrëveshje me Motorola Mobility për të blerë rreth 24,500 patenta për 12.5 miliardë dollarë.

 

Lajmet e fundit>