Microsoft

Zv. Presidenti i Windows Phone, Joe Belfiore, përdor një iPhone

Jan 31 2016
0 Shpërndarje
Zv. Presidenti i Windows Phone, Joe Belfiore, përdor një iPhone

ms_build_2014_windows_phone_background_joe_belfiore-100259146-origJoe Belfiore, personazhi publik i platformës Windows Phone, publikoi ditën e djeshme një foto nga pushimet e tij në Japoni realizuar nga kamera e një iPhone, raportoi The Verge.

Le të shpresojmë se ky nuk është një zhgënjim i ekzekutivit të platformës pas rinovimit edhe njëherë tjetër të sistemit operativ nga Windows Phone në Windows 10 Mobile.

2

Në kohën kur Steve Ballmer ishte në pozitat e shefit ekzekutiv pranë Microsoft, punojësit e kompanisë duhej të fshihnin telefonët e çfarëdo lloj marke përveç atyre që funksionon me platformën Windows.

Me Satya Nadellan, kjo tabu duket të jetë thyer. Vetë ky i fundit ka konfirmuar qasjen agnostike ndaj platformave të rivalëve dhe të paktën 2 vitet e fundit kemi parë mjaft aplikacione Microsoft të debutojnë më parë në Android dhe iOS sesa Windows Phone. Belfiore mundet edhe të thotë se përdor një iPhone për të njohur më mirë rivalin. (CIO Albanain)

Lajmet e fundit>