Aplikacione

Zuckerberg: WhatsApp mund të bëhet platformë globale që lidh 2-3 miliardë njerëz

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Zuckerberg: WhatsApp mund të bëhet platformë globale që lidh 2-3 miliardë njerëz

mark_zuckerberg_mwc_keynote2-primary-100247546-largeBashkë-themeluesi i rrjetit Facebook dhe shefi ekzekutiv i tanishëm i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg ka rishikuar qëllimin e tij për aplikacionin WhatsApp. Duke e ditur që shërbimi për shkëmbimin e mesazheve synon të arrijë tek 1 miliard përdorues, ai tani është duke synuar që ta dyfishojë këtë numër.

“Unë mendoj që WhatsApp do të jetë platforma për dërgim të porosive tekstuale globale,” tha Zuckerberg, sipas Bloomberg, në një ngjarje në Meksiko City. “Unë mendoj që ne do të kemi një mundësi që të lidhim 2 ose 3 miliardë njerëz.”

Më pak se dy javë më parë, WhatsApp tejkaloi 600 milionë përdorues aktivë mujor. Shërbimet e tjera të dërgimit të porosive i afrohen, por WhatsApp është ende lider. Kështu, modeli i vet i monetizimit (që kërkon 1 dollar në vit pas një viti përdorimi pa pagesë) është vjetruar dhe nuk ka shumë mundësi që të rikuperojë çmimin prej 19 miliardë dollarësh të rrjetit Facebook sa kishte kushtuar më herët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>