Internet

Zuckerberg: Të punojmë për të bërë internetin 100 herë më ekonomik

Oct 1 2013
0 Shpërndarje
Zuckerberg: Të punojmë për të bërë internetin 100 herë më ekonomik

ZuckenbergRreth 2/3 e popullsisë në botë nuk kanë akses ndaj internetit. Për të ndryshuar këtë gjendje CEO i Facebook-ut krijoi muajin e kaluar një koalicion me disa kompani të rëndësishme të teknologjisë si Facebook, Samsung, Ericsson dhe Nokia.

Qëllimi i këtij partneriteti të quajtur Internet.org është të sigurojë internet për çdo person që ekziston në Tokë.

Në mbështetje të këtij projekti Mark Zuckerberg sapo ka publikuar një video në të cilën shpjegon shkurtimisht se si pretendon ky koalicion të mundësojë internetin për 5 miliard njerëz në botë.

Sipas tij po planifikohet një mënyrë për të bërë të përballueshme ekonomikisht shërbimet bazë të internetit. Kjo do të thotë se interneti duhet të jetë 100 herë më ekonomik. Për të ulur çmimin e këtij shërbimi Zuckerberg sugjeron kombinimin uljes së kostove të infrastrukturës dhe sasisë së të dhënave që do të përdoren.

Për uljen e kostove të infrastrukturës është e nevojshme që kullat e telefonave celularë të optimizohen në mënyrë të tillë që sinjalet të përcillen sa më larg, gjithashtu do të duhet që të ulen çmimet e harduerëve për smartfonët. Përsa i përket të dhënave ai është shprehur se ato duhet të memorizohen në cache dhe se duhen përdorur algoritme kompresimi.

Në videon e publikuar zuckerberg shprehet: “Kur fillova të punoja për Facebook, munda t’a ndërtoj atë sepse kisha akses në internet dhe ndaj disa mjeteve bazë që më siguruan gjithçka që ishte e nevojshme për t’ia servirur atë botës. Në qoftë se ne i bëjmë të arritshme këto mjete për të gjithë atëherë kushdo do të ketë mundësi të përfitojë nga inovacioni, idetë dhe puna e miliarda njerëzve kudo në botë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>