Slider

Zuckerberg: Interneti bazik duhet të jetë universal si shërbimi 911

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Zuckerberg: Interneti bazik duhet të jetë universal si shërbimi 911

mark_zuckerberg_mwc_keynote2-primary-100247546-largeMark Zuckerberg e sheh internetin si një shërbim vital që duhet të vihet në dispozicion për çdo kënd në mbarë botën – një shërbim që mund të jetë aq vital si për shembull thirrjet emergjente për ndihmë nëpërmjet telefonit.

Në një editorial të publikuar gjatë të hënës në Wall Street Journal, shefi i kompanisë Facebook tregoi vizionin e tij për një të ardhme me qasje universale në internet dhe hapat që ai i sheh që mund të çojnë deri atje. Për momentin vetëm një e treta e botës është e lidhur, tha ai, ku pjesa tjetër nuk kanë qasje për shkak të shpenzimeve të larta ose mungesës së infrastrukturës.

Facebook ka qenë duke kërkuar mënyra për të rritur bazën e vet nga një rrjet social për t’u bërë një ofrues ambicioz i shërbimeve të internetit, duke përdorur mjete që për disa mund të duken si fanta-shkencë. Por për 90 për qind të popullsisë së botës problemi nuk është mungesa e rrjetit, por mungesa e planeve të përballueshme për të dhëna, tha Zuckerberg në artikullin në WSJ. Një pjesë e zgjidhjes qëndron në ofrimin e shërbimeve të internetit pa pagesë, që mund të inkurajojnë më tepër njerëz të marrin një plan të dhënash, tha ai.

Shërbimet e caktuara bazike përgjatë telefonit tashmë janë falas, tha ai. “Çdokush mund të thërras 911 për të marrë vëmendje mjekësore ose për të raportuar një krim edhe nëse ata nuk kanë paguar për një plan telefonik,” tha Zuckerberg. “Në të ardhmen çdo kush duhet të ketë qasje në shërbimet bazike të internetit, edhe nëse ata nuk kanë paguar një plan të dhënash,” tha ai.

Zuckerberg shpreson të ofrojë qasje të lirë dhe falas në internet për më tepër pjesë të botës nëpërmjet Internet.org, që është një përpjekje bashkëpunuese e lëshuar vitin e kaluar me bartës si Globe dhe Tigo. Zuckerberg nuk e ceku në artikull se për çfarë shërbimesh bazike të internetit ishte ai duke folur. Por ai tha që qasja në mjetet online i ndihmon njerëzit që t’i bëjnë punët e tyre më mirë, që si rezultat ndihmon në krijimin e më tepër punëve, bizneseve dhe mundësive.” Interneti është fondacioni i kësaj ekonomie,” tha ai.

Disa bartës të përfshirë në Internet.org, si Globe, tashmë kanë filluar të ofrojnë qasje në vetë Facebook-un për përdoruesit e smartfonëve të cilët nuk kanë marrë ndonjë plan të dhënash. Dhe Facebook së fundi tha që ishte duke punuar në përmirësim të qasjes mobile në shërbimet e veta për shtetet në zhvillim në Afrikë. Për më tepër, Zuckerberg thotë që zgjerimi i internetit do të mund të çonte në formimin e miliona vendeve të punës dhe do të mund të nxirrte miliona njerëz nga varfëria. “Interneti do të ndihmojë në udhëheqjen e progresit njerëzor,” tha Zuckerberg. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>