IT Organizate

ZTE lançon celularë katër bërthamësh

Feb 27 2012
0 Shpërndarje
ZTE lançon celularë katër bërthamësh

ZTE ka vendosur procesor katër bërthamësh në celularin e ri, Era, dhe tabletën e re, PF100, produkte që janë në mesin e celularëve dhe tabletëve të Android të publikuar të hënën në Mobile World Congress.

ZTE Era operon në Android 4.0 dhe procesorin Nvidia Tegra 3 i cili përdoret edhe në celularët HTC One X dhe LG Optimus 4X HD. Sidoqoftë, versioni që përdoret në celularët ZTE operon në 1.3GHZ në krahasim me versionin që operon në dy modelet tjera, në 1.5GHZ.

Era është 7.8 milimetra i hollë dhe ka një ekran 4.3 inç me rezolucion 960×540 pikselë. Memoria e celularit është 8GB dhe mund të shtohet me përdorimin e kartelave MicroSD dhe një kamerë 8 megapikselë.

Këto karakteristika pritet ta bëjnë celularin ZTE Era më të lirë se sa produktet tjera konkurruese, por akoma nuk kanë treguar për çmimin nga ZTE, derisa ky produkt pritet të dal në treg në Kinë dhe Evropë në pjesën e dytë të këtij viti.

Për përdoruesit që kërkojnë tabletë me procesor Tegra 3 të Nvidia-s, ZTE ka përgatitur PF100. Ky produkt operon në 1.5GHZ. Tableti ka një ekran 10 inç me rezolucion WXGA që mund të përkrah rezolucione nga 1280×720 deri në 1366×768 ose 1280×800.

Tableti ka memorie prej 16GB dhe dy kamera: një kamerë 5 megapikselë mbrapa dhe një kamerë 2 megapikselë para. Për dallim nga celulari Era që dihet përafërsisht koha e daljes në treg, për tabletin PF100 nuk është publikuar as koha e daljes në treg as çmimi.

Kompania po synon të konkurrojë në tregun e lartë të tabletëve dhe celularëve të mençur duke provuar të ju marr hapësirë kompanive si Samsung Electronics dhe HTC. Megjithatë nuk do të jetë e vetmja kompani kineze në këtë treg ku tashmë gjendet Huawei Technologies.

Lajmet e fundit>