Aplikacione

Zhvilluesit shprehen të pakënaqur ndaj Apple, pasi i detyron të heqin pjesë të aplikacioneve të tyre

Dec 10 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesit shprehen të pakënaqur ndaj Apple, pasi i detyron të heqin pjesë të aplikacioneve të tyre

tongue-stick-out-apple-iphoneKompania Apple ka ndërmarrë një qëndrim të ashpër drejt zhvilluesve të aplikacioneve që nga lançimi i iOS 8, sistemit më të ri operativ të Apple. Zhvilluesit janë shprehur të pakënaqur kur janë përballur me një sërë refuzimesh të vazhdueshme nga App Store dhe kjo gjë po u ndodh çdo ditë më shumë atyre.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që i ka shqetësuar zhvilluesit. Apple gjithashtu po iu kërkon atyre të heqin pjesë të aplikacioneve të tyre. Sipas kompanisë ajo po kërkon thjesht të ruajë standardet e cilësisë në dyqanin e saj të aplikacioneve online. Këto veprime nuk po sjellin gjë tjetër veçse kundërshtimin e zhviluesve.

Një nga zhvilluesit më premtues të aplikacioneve të iOS njëkohësisht dhe themeluesi i Tumblr, Marco Arment e ka cilësuar këtë lëvizje të Apple ‘të shpifur’. Duke qenë se App Store është aktualisht zemra e një industrie 10 miliard dollarëshe, refuzimi i saj do të thotë diçka e rëndë për kompanitë që zhvillojnë aplikacione veçanërisht për ato të përmasave të vogla që kanë vetëm një produkt.

Aplikacioni i fundit që është ‘sulmuar’ nga Apple është Transmit, ku është hequr opsioni për dërgimin e “fajleve”. Apple i ka dërguar një mesazh kompanisë ku i ka informuar se ky ndryshim është bërë pasi Transmit mund të ngarkojë të dhëna vetëm nga iCloud, shërbimi online i magazinimit i Apple. (CIO Albanian)

launcher-app-screenshots

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>