Aplikacione

Zhvilluesit në Facebook mund t’i personalizojnë tashmë reklamat e tyre mobile

Oct 4 2013
0 Shpërndarje
Zhvilluesit në Facebook mund t’i personalizojnë tashmë reklamat e tyre mobile

FaCCEBOOKFacebook sapo ka shtuar disa opsione të reja për zhvilluesit, në mënyrë që ata ta përdorin sa më mirë rrjetin social për të rritur angazhimin e klientëve dhe zbulimin e reklamave të tyre.

Duke filluar nga dita e hënë, zhvilluesit mund të përdorin disa elemente të veçanta të cilat mund të përfshihen në një reklamë mobile për t’i bërë përdoruesit të ndërveprojnë me programin.

Bëhet fjalë për thirrje si “Open Link”, “Use App”, “Shop Now”, “Play Game”, “Book Now”, “Listen Now”, ose “Watch Video”. Të gjitha mund të lidhen ngushtë me pjesë (sipërfaqe) të veçanta të një aplikacioni, qoftë ai për përmbajtje apo edhe për promocion. Disa shembuj përfshijnë t’u ofrosh konsumatorëve të dëgjojnë një playlist-ë të re, ofertat dhe promovimet nëpër udhëtime etj.

“Mobile app install ads” u prezantuan vetëm një vit më parë me synimin për të pasur 50% më shumë norma klikimesh dhe 10 herë më tepër shenjëstrim audience. Vetëm gjatë këtij viti, sipas të dhënave të Facebook-ut, janë bërë mbi 145 milionë shkarkime nga Apple App Store dhe Google Play.

Arsyet e karakteristikave të reja janë dy: së pari për të ndihmuar krijuesit e aplikacioneve të gjejnë vlera në përdorimin e platformës si një nga mënyrat për të bërë biznes dhe së dyti, për të bërë më tepër para. CEO-ja i kompanisë, Mark Zuckerberg, u shpreh në verë se pret që reklamat në mobile të gjenerojnë më tepër të ardhura se ato në desktop.

Facebook po sheh një rritje eksponenciale të përdoruesve mobile, duke numëruar mbi 819 milion përdorues aktivë mobile çdo muaj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>