Business & Management

Zhvilluesit fituan 10 miliard $ nga zhvillimi i aplikacioneve për iOS në 2014

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Zhvilluesit fituan 10 miliard $ nga zhvillimi i aplikacioneve për iOS në 2014

0b17c04e-991b-427b-9703-3b49cc808f84-620x372Apple ka paguar plot 10 miliard dollar për zhvilluesit e aplikacioneve për iPhone dhe iPad në 2014, duke e çuar totalin e shpenzimeve në 25 miliard dollar që nga lançimi i dyqaneve të aplikacioneve Apple Store në 2008. Po gjatë këtij viti, Apple ka rezultuar me një fitim prej 4.3 miliard dollarësh nga shitja e aplikacioneve iOS në 2014 ku janë përfshirë edhe shitjet e aplikacioneve të kompanisë.

“Ky vit pati një start të mrekullueshëm pasi 2014 u shoqërua me thyerje rekordesh në dyqanin e aplikacioneve App Store dhe në komunitetin e zhvilluesve”, tha zëvendës presidenti i shërbimeve dhe softuerit Eddy Cue. Kompania gjithashtu njoftoi se këtë fundivit përdoruesit kanë shpenzuar 500 milion dollar në aplikacioneve dhe blerje brenda aplikacioneve.

Apple tha se shpenzimet në App Store u rritën me 50% në 2014 krahasuar me një vit më parë. Në janar të 2014, përdoruesit e iOS kishin shpenzuar 10 miliard dollar në aplikacione që do të thotë se zhvilluesit fituan 7 miliard dollar. Në bazë të këtyre statistikave i bie që shpenzimet në App Store të jenë rritur 43 % në 2014 dhe jo 50 % siç pretendon Apple.

Në fundin e 2012, Apple kishte paguar 7 miliard dollar zhvilluesve të aplikacioneve. Kjo shifër shkoi në 15 miliard dollar në fundin e 2013 ndërsa në fundin e 2014 arriti në 25 miliard dollar. Aplikacionet e kompanisë për fushatën RED në Nëntor dhe Dhjetor të vitit që kaloi ndihmuan në shtimin e donacioneve për sëmundjen AIDS në 20 milion dollar vetëm në tre mujorin e tretë të 2014. Ndërsa totali i fondeve të grumbulluara shkoi në 100 milion dollar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>