Aplikacione

Zhvillmi i aplikacioneve Android

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Zhvillmi i aplikacioneve Android

Sot, tregu i telefonisë celulare është i mbushur me lloj lloj smartfonësh. Të gjithë smartfonët në treg ofrojnë funksione nga më të ndryshmet, me sistemet e tyre operative, dhe përbëjnë një pjesë të madhe të tregut teknologjik në botë. Një nga më të përmëndurit sot është sistemi operativ i Android nga Google, që është e pajisur me teknologjinë më të fundit. Falë zhvillimit të suskesit të tij dhe kryesimit në teknologji, telefonët celularë të Android janë cilësuar sot në treg si “Ëmbëlsira e Nxehtë” në të gjithë botën.

Google, sot ka aplikacionet e sistemit të vet operativ dhe Departementin e Zhvilimit. Aktualisht, mund t’u qaseni një mori aplikacionesh në tregjet e sistemeve operative, që nga përdoruesit e smartfonëve cilësohen si aplikacione të një rëndësie të veçantë për nevojat e tyre personale dhe të biznesit.

Tregu i zhvilluar i të dhënave të sistemeve operative po rritet dhe aplikacionet, që dalin prej tyre nuk janë të mbushur vetëm me karakteristikat më të fundit, por ato vijnë edhe për portofole të ndryshme konsumatorësh. Këto kohë, zhvilluesit e aplikacioneve të Android po vijnë me një llojshmëri aplikacionesh që jo vetëm plotësojnë nevojat e veçanta, por gjithashtu janë të zhvilluara edhe për specifika tjera. Zhvilluesit e aplikacioneve në ditët e sotme po krijojnë një listë me: aplikacione për mediat sociale, lojëra, GPS, argëtim, udhëtim, moti dhe shumë aplikacione tjera me funksione të ndryshme.

Zhvillimi i aplikacioneve Android sot gjeneron më së shumti të ardhura në treg, dhe shumë kompani që merren me zhvillimin e softuerëve kanë një tendencë që të kalojnë në zhvillim të aplikacioneve për këtë sistem operativ. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>