Business & Management

Zhgënjen dalja në bursë e Xiaomi

Jul 9 2018
0 Shpërndarje
Përtej tregut Kinez, Xiaomi është një lojtar i rëndësishëm në Indi ku rivalizon Samsung si prodhuesi më i madh i telefonëve Zhgënjen dalja në bursë e Xiaomi

Aksionet e prodhuesit të njohur Kinez Xiaomi ranë me 6% në orët e para të tregtimit në bursën e Hong Kongut.

Prodhuesi i katërt më i madh në botë i telefonëve ngriti 4.7 miliardë dollarë, vetëm gjysmën e asaj që kishte shpresuar duke vlerësuar kompaninë me vetëm 54 miliardë dollarë.

Dalja në bursë shënon një dështim madhor për Xiaomin.

Megjithatë është debutimi i dytë më i madh pas Alibaba që ngriti 25 miliardë dollarë në 2014-ën.

Apple i Kinës, shikoi aksionet të zhvlerësoheshin nga 17 në 16 dollarë orët e para të tregtimit.

Përtej tregut Kinez, Xiaomi është një lojtar i rëndësishëm në Indi ku rivalizon Samsung si prodhuesi më i madh i telefonëve.

Vitin e kaluar hyri në Spanjë dhe pritet që së shpejti të sfidojë Apple në Amerikë.

Telefonët përbëjnë 70% të të ardhurave të Xiaomi por një prej sektorëve me rritjen më të shpejtë brenda kompanive janë elektro-shtëpiaket inteligjente.

Kompania shiti 18 miliardë dollarë produkte në 2017-ën.

Krahas Samsung, Apple, Huawei dhe Lenovo janë konkurrentët më të afërt të Xiaomi. /CIO Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>