Aplikacione

Zëvendësimi i juristëve me robotë? Një startup Britanik beson në këtë kauzë

Sep 16 2016
0 Shpërndarje
Zëvendësimi i juristëve me robotë? Një startup Britanik beson në këtë kauzë

robot-laywer-primarySipërmarrësi i kompanisë britanike të softuerit Autonomy ka investuar në një startup quajtur Luminance i cili përdor inteligjencën artificiale për të lexuar dokumente duke ndihmuar në përshpejtimin proceseve ligjore.

Mike Lych, i cili ka themeluar fondin Invoke Capital pas largimit nga Autonomy tha ditën e Mërkure se kishte parë mundësi të shumta në Luminance. Ky i fundit është zhvilluar nga studentët e Universitetit të Kembrixhit në bashkëpunim me dy juristë të cilët ofruan eksperiencën e tyre në analizimin e dokumenteve.

“Të gjithë kanë kthyer sytë nga gjëra emocionuese si makinat e automatizuara, por unë mendoj se Luminance do të ketë impakt të lartë,” tha Lynch për agjensinë e lajmeve Reuters.

Luminance ka krijuar një softuer i cili mund të lexojë dhe kuptojë qindra faqe dokumente çdo minutë. Lynch tha se do të investojë më shumë në të ardhmen në këtë softuer. (CIO Albanian)

Tags >

Luminance
Lajmet e fundit>