Microsoft

Zbuluesi i sekreteve tregtare të Microsoft-it dënohet me tre muaj burg

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Zbuluesi i sekreteve tregtare të Microsoft-it dënohet me tre muaj burg

outlookhotmailfinal_1020.0_standard_640.0Ish-punonjësi i kompanisë Microsoft, Alex Kibkalo, u dënua me tre vite burgim gjatë të martës për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe zbulimin e softuerëve të fshehtë për një bloger francez. Kibkalo ishte arrestuar gjatë marsit dhe ka qenë nën vëzhgim dhe kujdestari që atëherë, kështu që ai është gati në përfundim të periudhës së dënimit.

“Sigurisht, unë e mora mësimin tim jo për të diskutuar projektet e mia të punës me palët e jashtme,” tha Kibkalo në një letër të përfshirë në dokumentet e gjykatës. Arkitekti softuerik ka qenë në kompani për vite përpara se ai të ishte i pakënaqur pas marrjes së një raporti të performancë mesatare. Por Microsoft është duke u larguar nga ky rast me gërvishtjet e veta; kompania ka zbuluar edhe identitetin e Kibkalo-s.

Avokatët e privatësisë thonë që Microsoft ndërmori një hap të tepërt kur në fshehtësi kontrolloi përgjatë e-mail-ve të një përdoruesi të Hotmail-it për të lokalizuar burimin e zbulimeve të shumta në lidhje me kodin e hershëm të Windows-it dhe softuerin verifikues. Në fillim, Microsoft tha që bëri një “vëzhgim të kufizuar” të llogarive Hotmail në fjalë dhe thoshte që e kishte marrë autorizimin ligjor për ta bërë këtë gjë. Por gjatë kohës kur u përball me një mori kritikash, kompania ndryshoi politikën e vet të privatësisë dhe u zotua që nuk do të fus hundët në llogaritë Outlook – edhe nëse bëhet fjalë për pronën e vet intelektuale.

Microsoft është duke bërë edhe ndryshimin e kushteve të shërbimit të tij për ta bërë shumë të qartë që kompania nuk do t’u mësyjë përdoruesve me reklama të bazuara në të dhënat e tyre private. “Ne nuk përdorim atë që thoni në e-mail, chat, video thirrje, ose letrat me zë për të dërguar reklama të duhura për ju,” tani thuhet në këto pika. Për dallim nga kjo, Google përdor sisteme të automatizuara për të skanuar përmbajtjen në Gmail që është përpjekje për të përmirësuar reklamat e veta të posaçme. “As nuk i përdorim dokumentet, fotografitë ose skedarët e tjerë personal të juaj për të dërguar reklama të posaçme për ju,” tha Microsoft. Rregulli i ri do të fillojë të zbatohet më 31 korrik. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>