Slider

Zbulohet teknologjia e re që mundëson ruajtjen e imazheve të sigurta në cloud

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Zbulohet teknologjia e re që mundëson ruajtjen e imazheve të sigurta në cloud

Cloud computingNjë jetë moderne ku ju qëndroni të lidhur me njerëzit do të thotë që të balanconi privatësinë me komoditetin.

Me siguri shumë prej nesh do të kishin dëshirë të ruanin të gjitha fotot personale në shërbimet pjesërisht cloud në shkëmbim të komoditetit për aksesimin e tyre në pajisjet e shumta apo në jetën tonë dixhitale me shumë platforma.

Kështu gjithaçka ruhet në “hapësirë” dhe ne shpresojmë që Google, Facebook, Flickr apo hakerat e shumtë të mos i sulmojnë ato.

Megjithatë përdoruesit së shpejti do të disponojnë një mjet që do të mundësojë ruajtjen e imazheve në distancë, por duke kontrolluar këdo që i akseson ato.

Një grup kërkuesish në Universitetin e Kalifornisë së Jugut ka zhvilluar një teknologji të re të quajtur P3 (Privacy-Preserving Photo Sharing), e cila i lejon përdoruesit të ruajnë imazhet e tyre në shërbimet cloud si Facebook apo Flickr duke shkëputur një pjesë të dhënash të rëndësishme prej tyre të cilën e inkripton.

Imazhet në këtë rast janë të papërdorshme dhe nuk konvertohen në formën e tyre origjinale derisa personi që e zotëron imazhin të vendosë ta ndajë edhe pjesën e koduar të informacionit.

Kjo teknologji do të bëjë që entitete të tilla si Facebook mos zotërojnë imazhet e përdoruesve 100%.

Në rast se përdoruesit vendosin të përdorin P3 atëherë Facebook do të zotëronte vetëm pjesën e papërdorshme të imazheve duke siguruar kështu pushtet të plotë të përdoruesve për imazhet personale.

Kjo teknologji premtuese ka siguruar tashmë një patentë të përkohshme dhe profesorët që e kanë zbuluar pretendojnë të krijojnë një kompani këtë verë për ta bërë atë publike. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>