Slider

Zbulohet algoritmi që mund të parashikojë trendin e temave në Twitter

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Zbulohet algoritmi që mund të parashikojë trendin e temave në Twitter

Të parashikosh tendencën e temave në Twitter është për momentin e pamundur.

Megjithatë, dy persona nga Massachusetts Institute of Technology mund të kenë zbuluar kodin përmes një algoritmi, që sipas tyre parashikon, me 95% siguri, mbi çfarë tema do të postohet në 90 minutat në vazhdim.

Ky parashikim është testuar edhe në një hark kohor prej katër deri pesë orësh dhe ka rezultuar me të njëjtin nivel saktësie.

Sipas profesorit të asociuar Devavrat Shah dhe studentit të tij Stanislav Nikolov, algoritmi parashikon nëse tema tët tipit #youknowyouredumpedwhen, #christmas, #itsfriday do të përdoren shpesh 90 minuta para se të përfshihen në listën e trendit të temave në Twitter.

Algoritmi krahason tema të ndryshme në kohë

Normalisht, një program i tillë parashikimi do të kërkonte në trafikun e Twitter-it dhe do të përpiqej të kapte ato tema që i konsideronte në bazë të një modeli të caktuar.

Ai mund të programohet për të vëzhguar mbi një “gjurmë” të caktuar, ndërkohë që vetë tema del gjithmonë e më tepër mbi bisedën që zhvillohet. Faktikisht, algoritmi krahason tema të ndryshme në kohë, për të parë cilat prej tyre kanë pësuar rritje.

Algoritmi do të prezantohet javën tjetër në MIT’s Interdisciplinary Workshop on Information and Decision in Social Network. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>