Mobile

Zbulohen dy smartfonë BlackBerry 10

Oct 2 2012
0 Shpërndarje
Zbulohen dy smartfonë BlackBerry 10

Një video marketingu nga Research in Motion doli në Vimeo natën e kaluar duke treguar dy smartfonë BlackBerry 10. Klipet u hoqën direkt por jo para se CrackBerry.com të shkrepte disa foto.

Telefoni i serisë L me touchscreen është identik me telefonat Dev Alpha që është në duart e prodhuesve BB10. Zërat thonë se këta telefona do të kenë ekran 4 inç dhe rezolucion 1280 x 768.

Më interesant është telefoni i serisë N i cili ka një ekran më të vogël touch dhe një tastierë QWERTY.

Sips uebfaqes, RIM ka në plan ti nxjerrë telefonat në treg me ndihmën e emrave të mëdhenj si JK Rowling, Lady Gaga dhe Ridley Scott. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>