Business & Management

Yves St Laurent prezanton paletën e toneve për sytë: Facebook

Aug 4 2012
0 Shpërndarje
Yves St Laurent prezanton paletën e toneve për sytë: Facebook

Nëse e dashuroni modën dhe rrjetin social Facebook, kemi një lajm të mirë për ju. Shtëpia franceze e modës Yves St Laurent ka bërë publike se do të hedh në treg një version të kufizuar të paletave të toneve të syve dedikuar fansave të Facebook.

Ngjyrat janë të frymëzuara nga ato të rrjetit më të madh social në botë dhe përfshijnë blunë, të bardhën, të zezën dhe një ngjyrë gri në lejla. Paleta do të quhet “Devoted to Fans – YSL #1.”

Janë prodhuar më pak se 2 000 të tilla dhe do të jenë të disponueshme për fansat në ShBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Japoni nga data 19 korrik përmes faqes zyrtare në Facebook Yves Saint Laurent Fragrances & Beauty. Çmimi është 39 £.

Ky aksesor i shtohet shumë të tjerëve nga kompani të ndryshme si T-Shirtet që variojnë nga 14.99$ – 26.99$ etj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>