Internet

YouTube shpërblen kanalet që arrijnë 1 milion abonentë

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
YouTube shpërblen kanalet që arrijnë 1 milion abonentë

YouTube sapo ka lansuar një program me anë të së cilit shpërblen kanalet që arrijnë 1 milion abonentë.

Në YouTube gjenden rreth 80 kanale me të paktën 1 milion përdorues të abonuar dhe të paktën 1 400 kanale me mbi 100 000 të tillë.

Të gjitha këto kanale do të përfitojnë butonin ‘gold-plated’ (kutia e artë), kartolina dhuratash apo edhe kamera falas. Së bashku, ato përfshijnë rreth 500 milionë përdorues të abonuar dhe mbi 251 miliardë shikime videosh. Sipas YouTube, këto shifra përkthehen në 36 shikime për person (në botë).

Faqja lidere e videove në internet po planifikon të shpërblejë më tepër kanale në mënyrë periodike. Kjo do të thotë që pothuajse çdo kanal do të marrë një shpërblim, sado i vogël qoftë ai.

Strategjia e dhënies së çmimit ‘golden-plated’ ngjason me atë të Shoqatës së Industrisë Muzikore në Amerikë, ku çdo vit shpërblehen artistët që arrijnë një numër të caktuar shitjesh për albume ose këngë. (CIO Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>