Internet

Yahoo vazhdon te bie, Google në rritje

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Yahoo vazhdon te bie, Google në rritje

Yahoo vazhdon te pushojë nga puna edhe më shumë, derisa Google po punëson me shumë se kurrë.

Yahoo ka lajmëruar raundin e dytë të pezullimeve nga puna brenda dy muajve, ndërsa Google bëri të ditur se do të nis një valë të madhe punësimesh. Nga disa fjalë të ish Drejtorit Eric Schmidtse kemi degjuar se Google se shpejti do të punësojë mbi 1000 punëtorë në Europë, poashtu edhe zyrtarë te tjerë te Google kanë postuar lajme ne webfaqen e kompanise se Google duke thene se gjiganti kërkimor do të ngritë numrin e të punësuarve ne nivel rekord gjatë 2011-ës. Njëri nga zyrtarët shkruan se ” Unë e dua Google për shkak të njerëzve tanë.

Është shum inspiruese të jesh pjesë e ekipit, dhe për këtë jam i emocionuar për vitin 2011,sepse do të jetë viti më i madhë i punësimeve ne historinë e kompanisë. Po kërkojmë TOP talentë, anëmbanë botës, dhe do të punësojmë njerëz të menqur, kreativë për t’i prekur edhe sfidat me interesante të shkencës Kompjuterike si : ndertimi i një sistemi operativ të bazuar në web nga asgjë, kërkimin aty për aty në një indeks me më shumë se 100 gigabajtë dhe madje duke prodhuar makina qe ecin vetë. ” Këtë vit kompania Google punësoi më shumë se 4,500 punëtorë në inxhiniering dhe në shitje. Në 2007, Google punësoi më shumë se 6000 njerëz. Ata poashtu kanë japur edhe disa të dhëna mjaft interesante: Android tani është në më shumë se 100 paisje, ku ka më shumë se 300,000 aktivizime në ditë. Chrome ka së paku 120 milion përdorues të rregullt, numër qe po rritet dita-ditës.

Lajmet e fundit>