Data Center

Yahoo themelon Hortonworks

Jun 29 2011
0 Shpërndarje
Yahoo themelon Hortonworks

altYahoo dhe Benchmark Capital kanë themeluar kompaninë që do të merren me avancimin e softuerit open-source Hadoop për aplikacione që menaxhojnë sasi të mëdha të të dhënave.

Kompania e cila do të quhet Hortonworks, do të ketë disa nga inxhinierët më të mirë të cilët do të kontribuojnë në projektin Hadoop Apache, i cili si mbështetës kryesor ka patur Yahoo-n.

Hortonworks do të lançohet në korrik me një staf fillestar prej 25 vetash. Kjo do të përshpejtojë zhvillimin e Hadoop dhe do ta lehtësoj instalimin, menaxhimin dhe përdorimin e softuerit nga ana e ndërmarrjeve përdoruese.

Yahoo ka pjesën më të madhe të aksioneve në kompaninë Hadoop të cilën e shfrytëzon kryesisht për të vendosur reklamat dhe përmbajtjet e faqeve të saj. Me një fjalë Yahoo është investitor, partner, dhe përdorues i kompanisë Hortonworks.

CEO i kompanisë së re, Hortonworks, do të jetë Eric Baideschwieler, ish nënpresident i inxhinieringut Hadoop në Yahoo. Si prioritete të tij do të jetë përforcimi i komunitetit open-source përreth Hadoop, themelimi i një programi të mirë për partneritet dhe gjetja e konsumatorëve të rinj. Hortonworks gjithashtu do të përkujdeset që të bëj softuerin më të lehtë për t’u menaxhuar dhe instaluar, e gjithashtu do të përmirësoj gatishmërinë dhe perfomancën e tij.

Lajmet e fundit>