Mobile

Yahoo sjell aplikacionin e kërkimit për celularë

May 24 2012
0 Shpërndarje
Yahoo sjell aplikacionin e kërkimit për celularë

Yahoo ka rritur ofertat e veta për kërkim gjatë të mërkurës kur bëri publike Axis, që është një aplikacion për shfletues, i mbështetur në HTML5 dhe që i dërgon rezultatet e kërkimit se si duken faqet në vend të asaj se si duken linqet.

Sipas Ethan Batraski, i cili është drejtor i menaxhimit të produktit për projektet e veçanta, Axis e shkurton kohën që i duhet një përdoruesi për të arritur nga një pyetësor fillestar në rezultatin e dëshiruar, qoftë kjo një gjetje e një fakti ose kryerjes së ndonjë rezervimi.

Batraski shpjegoi se shumica e ndërfaqeve të kërkimit kërkojnë një proces prej tre hapash – pyetësori, faqja me rezultate dhe rezultati i përzgjedhur – të cilin Axis ka provuar që ta reduktojë në dy. “Ajo ishte një përvojë e vjetër. Ka qenë e njëjtë për 12 deri 15 vite. Ne vendosëm që të lirohemi nga hapi i mesëm, sepse askush në të vërtetë nuk e pëlqen njeriun e mesëm,” – tha Batraski.

Aplikacioni është një shfletues dhe një makinë kërkuese me funksionet shfletuese që përfshijnë shigjetat zhvendosëse, një shirit për adresën dhe shiritin me bookmark. Një pyetësor për kërkim në Axis e kthen një varg të pamjeve të faqeve virtuale, në vend të lidhjeve me përmbledhje teksti. Çdo rezultat i ndonjë përmbajtjeje të strukturuar për mënyrën si shfaqet apo ndonjë nga rezultatet e ndeshjeve sportive që do të mund të paraqiteshin në një kërkim tradicional të Yahoo, do të paraqiten gjithashtu në Axis. Rezultatet e kërkimit paraqiten përgjatë pjesës së kërkimit dhe përdoruesi mund të klikojë majtas për të paraqitur rezultatet e vlerësimit pa i ringarkuar.(CIO Albanian)

 

Tags >

Treg
Lajmet e fundit>