IT Organizate

Yahoo shkarkon gjysmën e bordit

Feb 8 2012
0 Shpërndarje
Yahoo shkarkon gjysmën e bordit

Si pjesë në procesin e ringjalljes nga rënia e vazhdueshme e kompanisë, të martën kompania Yahoo njoftoi që ka shkarkuar katër anëtarë bordi, përfshirë edhe kryetarin.

Bashkëthemeluesi i kompanisë, Jerry Yang ishte larguar nga kompania më herët gjatë këtij muaji. Ndërsa të martën, kompania njoftoi për largime shtesë, përfshirë edhe kryetarin Roy Bostock. Bashkë me Bostock, largohen Vyomesh Joshi, Arthur Kern, dhe Gary Wilson, derisa kjo pritet të zyrtarizohet në takimin vjetor që Yahoo pret ta organizojë në qershor të këtij viti.

Gjithashtu në një letër dërguar aksionarëve të kompanisë, Yahoo njoftoi që ish CEO i eBay, Maynard Webb Jr., dhe njëherë CEO i META Group, Alfred Amoroso janë zgjedhur si anëtar të rinj të bordit.

Këto ndryshime duket se krijojnë rrugë për CEO-n e ardhshëm Scott Thompson të drejtoj kompaninë në një destinacion të ri.

Këto ndryshime sipas analistëve janë kërkuar moti kohë edhe nga investitorët të cilët kanë kërkuar mënyra të reja për të udhëhequr kompaninë.

 

Lajmet e fundit>