Karriere

Yahoo publikoi raportin e parë të transparencës

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Yahoo publikoi raportin e parë të transparencës

yahooYahoo publikoi raportin e saj të parë të transparencës duke deklaruar kërkesa nga qeveritë për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2013.

Numrin e parë e zë qeveria Amerikane me 12,444 kërkesa të dhënash për rreth 40,322 llogari të ndryshme përdoruesish. Nga këto Yahoo ka zbuluar të dhëna për përdoruesit në 4,604 akuza dhe për të dhëna jo me përmbajtje në 6,798 raste.

Gjermania renditet në vend të dytë me 4,295 kërkesa për rreth 5,306 llogari qeveritare. Italia vjen më pas me rreth 2,637 kërkesa duke mbuluar 2,937 të llogarive.

Yahoo shkruan gjithashtu në postim se këto kërkesa mbulojnë më pak se 0.01 % të përdoruesve të saj. “Departamenti jonë ligjor kërkon që kërkesat qeveritare për të dhënat të bëhen për qëllime dhe parime ligjore”shkruhej në postim.

“Ne gjithmonë nuk i marrim parasysh kërkesat që kanë mangësi dokumentacioni apo nuk përputhen me kërkesat tona, apo janë jo normale ” Yahoo do të publikojë raportin e saj të transparencës çdo gjashtë muaj. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>