Business & Management

Yahoo po planifikon të krijojë një kompani të re me aksionet e saj në Alibaba

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Yahoo po planifikon të krijojë një kompani të re me aksionet e saj në Alibaba

alibaba-nyse-flags-3Gjatë prezantimin të raportit të saj të tremujorit të fundit, Yahoo zbuloi dhe planin e saj për të krijuar një kompani të re me aksionet që ajo zotëron në kompaninë Alibaba të quajtur SpinCo. Kompania e re do të përbëhet nga aksione të vlerësuara me një shifër prej 40 miliard dollarësh. Sipas Yahoo kjo kompani do të aplikojë tatimin e lirë. CEO Marissa Mayer deklaroi se tatimi i lirë është alternativa më e mirë dhe eficente për të maksimizuar vlerën e investimeve në Alibaba.

Gjatë një interviste vitin e kaluar, Mayer raportoi se ishte ngritur një skuadër e vecantë ekspertësh mbi taksat për strukturimin e kësaj kompanie të re. Yahoo shtoi se kjo ndarje e kompanisë do të përfundojë në tremujorin e fundit të këtij viti. SpinCo do të funksionojë si një firmë publike tregtimi. Yahoo i bleu aksionet e saj në Alibaba në vitin 2005. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>