Slider

Yahoo planifikon të mbyllë shërbimet Education, Qwiki dhe Directory

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Yahoo planifikon të mbyllë shërbimet Education, Qwiki dhe Directory

79475887-786x305Yahoo gjatë të premtes lajmëroi që është duke i mbyllur tri produkte të tjera: Yahoo Education, Qwiki dhe Directory. Kompania thotë që vendimi është pjesë e një strategjie më të gjerë për t’u përqendruar në projektet e veta më të suksesshme. Yahoo Education është planifikuar të mbyllet më 30 shtator. Faqja është dizajnuar për të lidhur përdoruesit me ofruesit e shërbimeve dhe përmbajtjes për edukim, por kompania ka vendosur që edukim është një fushë jashtë ofertave të veta kyçe ku nevojat e përdoruesit tashmë plotësohen mjaft mirë nga burime të tjera online.

Qwiki është planifikuar të mbyllet më 1 nëntor. Aplikacioni, në të cilin Yahoo tha që do të mbështetet, të cilin e bleu në korrik të vitit 2013, automatikisht formon filma të shkurtër duke u bazuar në ngjarjet nga një album nga fotografitë e kapura me kamerën e përdoruesit. Nëse jeni përdorues i Qwiki-t, ju mund ta merrni përmbajtjen në qwiki.com/download_videos. Yahoo thotë që ky është një shembull i teknologjisë që “mund të përdoret më së miri përmes integrimit”. Si rezultat i kësaj, skuadra e Qwiki-t është duke u bartur për të punuar “në përvoja të reja në mediat dixhitale për përdoruesit e Yahoo-së” ndonëse kompania nuk ofroi ndonjë hollësi të mëtejshme.

Directory është planifikuar të ndërpritet më 31 dhjetor. Shërbimi u nis gati 20 vite më parë si një listë e uebfaqeve që ndihmonin përdoruesve që të hulumtonin në internet. Argumenti i Yahoo-së për këtë vendim në lidhje me këtë shërbim është që biznesi i vet “ka evoluar” që atëherë. Sa i përket kësaj ndërprerje, Yahoo thotë që reklamuesit së shpejti do të barten në një shërbim të ri. Kompania do t’iu japë atyre kompanive informata në formë të drejtpërdrejt. Gjatë dy viteve të fundit, Yahoo ka ndërprerë apo mbyllur funksionimin e më tepër se 60 produkteve dhe shërbimeve. Kjo nismë është drejtuar nga CEO Marissa Mayer, e cila më parë punoi në Google – një kompani e cila rregullisht e bën largimin e gjërave nga portofoli i vet. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>