Business & Management

Yahoo pëson rënie të përfitimeve gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013

Jan 30 2014
0 Shpërndarje
Yahoo pëson rënie të përfitimeve gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013

yahoo-logoYahoo edhe njëherë ka pësuar një rënie në përfitime teksa CEO Marissa MAyer përpiqet që ta rikthejë kompaninë në binarët e duhur. Purple Palace raportoi që përfitimet gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013 ishin në vlerë prej 1.27 miliardë dollarë, që paraqet një rënie prej 6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit 2012.

Përfitimet e tërë vitit po ashtu pësuan rënie për 6 për qind, në 4.68 miliardë dollarë. Të hyrat operative të Yahoo-së nga tremujori i katërt kishin vlerën prej 174.22 milionë dollarë, një rënie kjo për 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përfitimet nga biznesi i shfaqjes së reklamave pësoi rënie me 6 për qind gjatë tremujorit dhe 9 për qind për vitin fiskal, ndërsa përfitimet nga reklamat në kërkime shënuan rënie për 4 për qind gjatë tremujorit dhe 8 për qind gjatë vitit. Shifrat vijnë pas një përpjekjeje të CEO-s së kompanisë Marissa Mayer që të bëjë ndryshime. Ish-ekzekutivja e Google ka provuar disa ri-lëshime të produkteve të fundit dhe me blerjet e kryera është synuar përmirësimi i gjendjes së kompanisë.

“Ne pamë një qëndrueshmëri të vazhdueshme në biznes dhe investimet tona na kanë mundësuar që të sjellim produkte të bukura për përdoruesit tanë dhe të na ofrojnë një bazë të fuqishme për rritje të fitimeve,” tha Mayer në një deklaratë. “Në tremujorin e katërt ne lëshuam Yahoo Mail, Yahoo Finance të ri dhe librat e rinj me fotografi në Flickr, duke përshpejtuar ritmin tonë të eksperimentimit.”

Kompania në fakt ka punuar për të mbështetur linjën e vet të produkteve gjatë muajve të fundit. Në konferencën CES të këtij viti në Las Vegas, Mayer zbuloi një host të disa shërbimeve të reja që përfshinte ndryshime të produkteve ekzistuese e po ashtu edhe të produkteve të blera si grumbulluesi i lajmeve Summly. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>