Siguri

Yahoo përmirëson masat e sigurisë

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
Yahoo përmirëson masat e sigurisë

Yahoo ka njoftuar se ka arrnuar vrimën që u’a mundësooi hakerëve të vjedhin më tepër se 450,000 fjalëkalime në njërin prej shërbimeve të saja.

Ndërmarrja ka ofruar informacione më tepër për poseduesit e fjalëkalimeve të vjedhura.

“Ne tashmë, kemi arrnuar këtë vrimë, shpërndarë masa shtesë të sigurisë për përdoruesit e prekur të Yahoo!, përparuar kontrollet themelore të sigurisë dhe jemi në proces të lajmërimit të përdoruesve të prekur,” deklaroi ndërmarrja në një postim në blog. Megjithatë Yahoo nuk ka ofruar informacione shtesë rreth sulminit, se si ishte kryer apo kur.

Grupi i hakerëve D33Ds Company morri përgjegjësinë për këtë hakim, duke thënë që kishte shfrytëzuar një dobësi bazike të infeksionit SQL në njërin prej shërbimeve të Yahoo-së për të vjedhur fjalëkalimet dhe pseudonimet të rreth 453,000 llogarive. Ky grup më pastaj kishte publikuar këto fjalëkalime dhe email adresa në një Ueb faqe.

Yahoo gjithashtu pranoi që kredencialet e llogarive të vjedhura i’u përkisnin përdoruesve të regjistruar në rrjetin e kontribuesve në Yahoo, që më parë ishte njohur si Associated Content.

Yahoo Contributor Network është një platformë që grumbullon përmbajtje me çmim të ulët, duke jua mundësuar shkrimtarëve, fotografëve dhe të tjerëve të shpërndajnë punën e tyre me anëtarët e Yahoo dhe të fitojnë para duke u bazuar në trafikun që përmbajtja e tyre grumbullon. Përdoruesve që kontribuojnë në rrjet ju kërkohet qasja duke përdorur një ID të Yahoo-së, Google ose Facebook.

Ekspertët e sigurisë kanë dërguar kritika të shumta ndaj Yahoo-së, në një pjesë të madhe sepse fjalëkalimet ishin ruajtur në formë teksti, duke e bërë më të lehtë punën e hakerëve të cilët kanë vjedhur llogaritë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>