Business & Management

Yahoo nënshkruan një kontratë me Google për reklamim global

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Yahoo nënshkruan një kontratë me Google për reklamim global

yahoo-googleReklamat e Google do të shfaqen në faqen e Yahoo sipas një marrëveshje të nënshkruar së fundmi midis kompanive. Kjo marrëveshje do të sjellë avantazhe për të dyja kompanitë, i siguron Google hapësira shtesë për t’u reklamuar duke mbushur rrjetin e Yahoo, me të gjitha faqet në pronësi të tij, duke përfshirë Yahoo Sport apo Yahoo Lajme.

Marveshja vjen shtatë muaj pasi Marissa Mayer, një nga ish drejtuesit e lartë të Google, morri përsipër pozicionin si Drejtor Ekzekutiv tek Yahoo.

Nuk është e pazakontë për konkurentët e motorëve të kërkimit të krijojnë aleanca të tilla. Yahoo ka prej kohësh një marrëveshje të gjerë reklamimi edhe kërkimi me Microsoft, pavarësisht se fitimet s’kanë qenë aq të mira sa priteshin. Yahoo ka dhënë disa detaje për këtë marveshje me google në një postim në blog.

“Kjo është marrëveshje globale, jo-ekskluzive në të cilën reklamat e Google do të shfaqen në faqe të ndryshme në pronesi të Yahoo dhe në disa faqe të brenduara me 2 emra te cilat përdorin Google AdSense dhe shërbimet AdMob”, u tha në blog.

Duke e shtuar Google në listën tonë të partnerëve të klasit botërorë, ne do të jemi të aftë ta zgjerojmë rrjetin, që do të thotë që ne mund ti ofrojmë përdoruesve reklama më kuptimplota”, tha Yahoo. Ata u shprehën se nuk do të ketë ndryshim për përdoruesit në mënyrën se si do të shfaqen këto reklama. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>