Business & Management

Yahoo në tatëpjetë: A është ky fundi i një gjigandi teknologjik?

Dec 10 2015
0 Shpërndarje
Yahoo në tatëpjetë: A është ky fundi i një gjigandi teknologjik?

3000A po i vjen fundi Yahoo-së? U raportua se kompania teknologjike ishte pranë shitjes së aksioneve në gjigandin kinez të e-commerce Alibaba si dhe pranë firmosjes së kapitullimit të biznesit kryesor.

Javën e kaluar shefja ekzekutive Marissa Mayer kishte dërguar një pasqyrë të asaj që mund të rezultojë si një tatëpjetë e pakthyershme për Yahoo.

Mayer erdhi nga Google në krye të kompanisë me synimet të larta për të rindezur “motorët” e kompanisë. Ajo premtoi një fokus të veçantë në inovacionin e produkteve si promotori kryesor i të ardhurave pranë kompanisë. Por kritikët e quajnë dështim Marissa Mayer kur kanë kaluar tre vite që nga emërimi i saj.

Aksionet e kompanisë kanë vlerën e 35 dollarëve, më shumë se dyfishi kur zonjusha Mayer u emërua. Kur u promovua si CEO në 2012-tën analistët u suprizuan sepse prisnin që Ross Levinsohn të formalizohej në këtë post. Dhe kështu bashkë me Mayer erdhi edhe investori Daniel Loeb në bordin drejtues të Yahoo.

Afro 17 muaj më vonë, vlera e aksioneve u rrit nga 13,50 dollar33 dollar duke gjeneruar për Loeb dhe investitorët e tjerë afro 1 miliard dollar. Kapitali i kompanisë vijoi të rritej deri në momentin kur Alibaba doli publikisht. Kjo lëvizje ekspozoi pozitat financiare të kompanisë dhe kështu investitorët preferuan të bëheshin pjesë e Alibaba në mënyrë direkte pa qenë nevoja e aksioneve të Yahoo si urë lidhëse.

2015 ka qenë një vit i vështirë për Yahoo-në. Fitimet ishin shumë larg pritshmërive madje kompania në tre mujorin e fundit raportoi humbje operacionale. Për të dalë nga situata e vështirë, Yahoo tani po përqendrohet në blerje të nismave dhe startupeve të ndryshme, projekte të cilat nuk po japin akoma frytet.

Blerja e NBC Sitcom Community ishte një dështim i vërtetë. Yahoo tentoi të rivalizonte AOL dhe disa biznese të tjera dixhitale që synonin të prodhonin video seri po aq cilësore sa Netflix. Pas muajsh premtimesh për përmirësim të shërbimit, Yahoo përfundoi me fshirjen e 42 milion dollarëve nga kapitali i saj.

Yahoo më pas pagoi 1.1 miliard dollar për rrjetin social Tumblr. Më pas në dhjetor të 2014-tës nënshkroi një marrëveshje me Mozillan për të emëruar Yahoo-në si motorin parësor të kërkimit në shfletuesin Firefox. Çfarë ndodhi? Mozilla pati rënie të bazës së përdoruesve.

Mayer po përballet me probleme të shumta me disa grupve aktiviste investitorësh. Starboard Value, një fond 3 milard dollarësh aktivistësh ndihmoi Mayer të kryente disa marrëveshje si blerja e Office Depot. Tani ata i kanë dërguar një letër Mayer dhe bordit drejtues të Yahoo ku thonë se ekzekutivët e Yahoo pavarisisht problemeve të shumta nuk po adaptohen me realitetin e asaj që po ndodh. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>